Sociale Më shumë

Rreth 34,000 qytetarë do të dëshironin të merrnin vaksinën

Prej tvteuta20:01, 7 Mars 2021

Duke telefonuar në numrin 1717, rreth 34,000 qytetarë deri më tani kanë shprehur interes për vaksinimin, tha drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për Shëndetin Digjital në Ministrinë e Shëndetësisë, Aleksandar Sekuliq. Ai shpjegoi se qytetarët mund të telefonojnë në qendrën e thirrjeve në 1717 dhe të shprehin interesimin për vaksinim, si dhe të caktojnë kohen për vaksinim nëse  janë në grupe prioritare. “Ne kemi tre deri në pesë mijë telefonata në ditë. Ky është një total prej rreth 34,000 njerëz të cilët kanë shprehur interes për të marrë vaksinën kundër covid 19 “, tha Sekuliq për RTMZ. Ai kujtoi se vaksinimi i grupeve prioritare fillon nesër, duke theksuar se 392 milion njerëz janë vaksinuar deri më tani ne mbare boten, dhe se nuk është regjistruar asnjë vdekje që ka lidhje me vaksinimin. “Mund të them se vaksina është e sigurt dhe nuk ka nevojë që qytetarët të kenë frikë nga vaksinat që janë regjistruar,” tha Sekuliq.

  • 1

    Radio