Sociale Më shumë

Dega e Sigurisë Ulqin njofton: Kontrollet do të jenë më rigoroze, qytetarët luten të repsektojnë masat

Prej tvteuta16:25, 4 Mars 2021

Sot në ambientet e Degës së Sigurisë në Ulqin u mbajt mbledhja e trupit koordinues për implementimin e vendimeve të Qeverisë së Malit të Zi prej periudhës 4  deri më 10 mars, me të cilën janë vendosur masa shtesë për të përmirsuar gjendjen epidemiologjike në komunën e Ulqinit. Në takim i dakordua që të forcohen të gjitha resurset në dispozicion të Drejtorisë së policisë-Dega e sigurisë në Ulqin, shërbimeve inspektuese dhe Policisë komunale, në mënyrë që të sigurohet respektimi i masave, ku ndër prioritetet do të jenë ndalimi i daljes nga komuna e Ulqinit pa vërtetimet përkatëse, respektimi i distancës, mbajtja e rregullt e masjave në ambientet publike, respektimi i masave të Ministrisë së shëndetësisë dhe ISHP në ambientet e mbyllura në institucionet shtetërore dhe lokale, si dhe të gjitha masat e tjera të publikuara në Fletën Zyrtare. Nga Dega e Sigurisë në Ulqin apelojnë tek qytetarët që të respektojnë masat e përcaktuara në mënyrë që të mborjnë shëndetin e tyre dhe të afërmve.

 

B.Çoba

  • 1

    Radio