Sociale Më shumë

Bashkësit Lokale të Anës Malit kërkojnë mbylljen totale të komunës dhe të shtetit

Prej tvteuta12:06, 3 Mars 2021

Kumtesë për opinion e Bashkësive Lokale të Anës së Malit, lexoni në tërësi: 

Nisur nga situata e rëndë epidiomologjike  e virusit Covid-19 në Malin e Zi  e posaçarisht në Komunën e Ulqinit ku numri i të infektuarve dhe vdekshmëria nga ky virus fatal rritet çdo ditë në përmasa të mëdha  e sidomos në zonën e Anës  Malit dhe  nga  cila sëmundje kemi humbë shumë njerëz-pleq e plaka, të ri e të reja, kryefamiljar e antarë të familjeve e në kohën e fundit çka është edhe më e keqja edhe nga dy  prej  një familje.

Kryetarët e Bashkësive Lokale e ndien  obligim që të ndërmarrin  veprime për parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të kësaj sëmundje vdekjeprurëse dhe tragjike. Thirrëm mbledhjen „online“ me datën 02.03.2021 dhe morem qëndrim që të dalim me kumtesë për opinion dhe me sygjerim organeve kompetente shtetërore e komunale si më poshtë:

  1. 1. Mali i Zi të mbyllet për 14 ditë, nëse nuk merret një masë e tillë nga pushteti qendror atëherë pushteti vendor të të shfrytëzoj të drejtat e veta të cilat janë të precizuara edhe në Statutin e Komunës për sëmundjet infektive dhe Komuna e Ulqinit të mbyllet .
  2. 2. Të mbyllen shkollat në tërë territorin e Malit të Zi me qëllim që të parandalohet përhapja më e madhe e virusit, mësimi të mbahet online, nëse nuk ndërmerret një masë e tillë nga pushteti qëndror atëherë pushteti vendor të ndërmarrë një masë të tillë që ja mundësojnë dispozitat ligjore për shkollat në Komunën e Ulqinit.
  3. 3. Të mbyllen të gjitha kafiteritë, restorantet, bastoret, qendrat e fitnesit si dhe kalçetat.

– Restoranteve që merren me përgatitjen e ushqimeve të u mundësohet distribuimi (çuarja) e ushqimit  nëpër shtëpija.

  1. Shitoreve të artikujve ushqimor të u mundësohet puna me orar të shkurtuar:

– Të obligohen shitoret që porosinat nëpërmjet të telefonit ti distribuojn   në shtëpi;

– Aty ku s është e mundur distribuimi të caktohet ora dhe dita e blerjes një apo edhe dy herë në javë për secilën lagje, fshat apo edhe më gjërë që të mos vijn deri te tubimi në masë të madhe i klientëve;

– Alternativë tjetër do ishte krijimi i shtabeve të emergjencës nëpër lagje, fshat  apo edhe në nivel të bashkësive  lokale të cilët në bazë të kërkesave të familjarëve do i furnizonin me artikuj  ushqimor.

  1. Të mbyllen të gjitha shitoret tjera që smerren me shitjen e artikujve ushqimor, atyre të u mundësohet shitja online dhe distribuimi i tyre.
  2. Ndërmarrjeve private, shoqërore u rekomandojmë që të shkurtojnë orarin e punës maksimum gjashtë orë dhe tu mundsohet puna nga shtëpija për ato punë që mund të kryhen  online nga shtëpia.
  3. Tu mundësohet lëvizja të gjithë atyre që kanë rekomandimin e mjekut familjar, specialistit a po janë të shoqëruar nga anëtari i shtabit të emergjencës të krijuara nga bashkësitë lokale e që:

– kanë nevoja për kontrollë mjekësore;

– për pranim të terapisë apo edhe veprimeve  tjera që ka të bëjë me shëndetin.

  1. Të ndalohet lëvizja e të infektuarve me Covid-19 si dhe të ndërmerren masa të rënda ndëshkuese për ato që nuk i zbatojnë masat e parapara, ndërsa të infektuarve të u mundësohet shërbimi mjekësor vetëm në shtëpija me anë të patronazhës.
  2. 9. Të ndalohen tubimet politke, riteve fetare, mortore si dhe gëzimet familjare.
  3. Të mbyllen pikat kufitare në Mal të Zi për lëvizjen e lirë e në veçanti (Sukubinë – Muriqan),

– tu mundësohet kalimi – lëvizja e personave tranzit

– tu mundësohet kalimi – lëvizja dhe atyre që kanë leje të lëshuar nga organet-institucionet kompetente për lëvizje ndërkufitare.

11.Kërkojmë që organet kompetente (inspekcioni i turizmit, policia komunale policia e shtetit si edhe organet tjera përgjegjëse) të zbatojnë me përpikshmëri masat e propozuara nga Instituti i Shëndeti Publik i Malit Zi dhe organet tjera relevante.

  1. 12. Kërkojmë sinkronizimin e veprimeve të organeve kompetente përkatëse për përcjelljen e të infektuarve me COVID -19 dhe rrespektimin rigoroz të masave të izolimit.
  2. 13. Të ndëshkohen të gjithë ato që nuk zbatojnë dhe rrespektojnë masat e marrura nga organet kompetente.
  3. Në fund apelojmë te të gjithë shtetasit e Malit Zi e në veçanti te qytetarët e komunës tonë të rrespektojnë masat e duhura siç janë mbajtja e maskës, mbajtja e distancës larja e duarve, dezintesifikimi i vendeve të punës dezinfektimi i hapësirave publike, shmangja nga tubimet e pa nevojshme, paraqitja te mjeku familjar per çdo shqetësim edhe më të vogël sepse me këto veprime do ruajmë veten, familjen, shoqërinë dhe do ju lehtësojmë edhe barren e rëndë sistemit  dhe punëtorve shëndetësor.

Mbesim në shpresë dhe do jemi të lumtur e mirënjohës që  ky apel i joni drejtuar publikut dhe organeve gjegjëse kompetente nuk do të hasë në vesh të shurdhër dhe do të ndikojnë në shpëtimin e jetës qoftë ajo edhe i një jete të vetme.

Me respekt,

Kryetarët e Bashkësive Lokale të Anës Malit 

-Kryetari i Bashkësisë Lokale ,,Bashkimi“   – Skender  Tahiri

-Kryetari i Bashkësis Lokale   ,,Katerkollë“ – Safet      Taipi

-Kryetari i Bashkësis Lokale    ,,Krythë “ – Enver     Rexha

-Kryetari i Bashkësis Lokale   ,,Brejshë” – Beqir     Selimi

-Kryetari i Bashkësis Lokale   ,,Kravar” – Qazim    Aloshi

-Kryetari i Bashkësis Lokale  ,,Sukubinë” – Granit   Ujkashi

  • 1

    Radio