Udhëtimi në kohë pandemie nën masa të rrepta të sigurisë
Prej tvteuta12:25, 1 Mars 2021
Udhëtimet në kohë pandemie janë më të kufizuara. Masat e rrepta të sjellura në mënyrë që të ndalohet përhapja e virusit korona kanë bërë që shumë udhëtarë ti anulojnë apo ti shtyjnë për një periudhë tjetër. Ato që dëshirojnë të udhëtojnë drejtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet të paraqesin një vërtetim me shkrim në gjuhën angleze që nuk kanë virusin COVID-19. Vërtetimi duhet të jetë i lëshuar jo më herët se 72 orë nga dita e udhëtimit, thotë për TvTeuta Dafina Teliqi e cila sapo është rikthyer nga udhëtimi i saj në SHBA. Sa i përket rregullave në aeroport, ato janë të njëjta si në çdo vend tjetër të botës, ruajtja e distancës dhe mbajtja e maskës. Për ato të cilët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kthehen për në Mal të Zi nevojitet edhe testi negativi koronavirusit, i cili është falas për të gjithë.