Sociale Më shumë

Fshati Kaliman 42 vite pa rrymë elektrike

Prej tvteuta19:01, 26 Shkurt 2021

Problemet e Bashkësisë Lokale në Krythë janë të shumta.Me riformimin e Bashkësive Lokale në vitin 2012 Bashkësia Lokale e Krythës funksionon në objektin e Kryqit të Kuq,objekt ky i cili është donacion i Ambasadës Norvegjezenë vitin 1979.Ky objekt nuk I plotëson as kushtet elemtare për të kryer aktivitete.Kryetari I Bashkësisë Lokale të Krythës, Enver Rexha shprehet për Televizionin Teuta se për 9 vite nuk kanë pasur asnjë takim me përfaqsues të pushtetit lokal,dhe se kjo Bashkësi është lënë pas dore nga çdo pushtet që ka drejtuar Komunën .

Në vitin 2011 kurë edhe është bërë regjistrimi I popullatës kjo B.L ka numëruar 1850 banor. Në kuadër të kësaj Bashkësi funksionojnë edhe 7 fshtara të tjerë,ndër to edhe fshati Kaliman I cili deri në ditën e sotme është pa furnizim me rrymë elektrike,plot 42 vite.

Ndër problemet e shumta Rexha veçon ndërtimin e një objekti që do të dedikohet për veprimtarinë e B.L.,ndërhyrje te rrethi i Krythës  ku sipas Rexhës pas ndërtimit të rrugës vjen deri tek përmbytja,si dhe ndërtimi I një trotuari tek shkolla që është një rrezik I madh, sidomos për fëmijët që frekuentojnë në këtë shkollë.

Ditë më parë Rexha shprehet se ka pas një takim me kryetarin e Parlamentit lokal Z. Ilir Çapuni,me gjithë vullnetin e mire që ka treguar nuk është premtuar ndonjë zgjidhje e shpejtë.

Rexha shprehet se ka mbetur vetëm të bazohen në forcat e veta,ashtu edhe siç kanë filluar me aksionin e pastrimit të hapësirës rreth B.L.,por që tani edhe prona ka kaluar në pronësi të shtetit,që është edhe një shqetësim shtesë.

 

 

H.Nelaj.

  • 1

    Radio