Sociale Më shumë

Dr. Camaj: Pesë arsye pse koronavirusi do të kaloj deri në verë

Prej tvteuta15:11, 25 Shkurt 2021

Rreth një vit që bota ballafaqohet me pandeminë e koronavirusit, ku shumë persona kanë humbur jetën. Shumë nga personat që kanë hulumtuar mbi virusin janë të mendimit që me ardhjen e verës virusi do të zhduket. Dr. Pashko Camaj për Tv Teuta thotë se ekzistojnë pesë arsye pse pandemia do të kaloj deri në verë, e para vaksinimet po përshpejtohen, e dyta, vaksinat e reja janë duke u rishikuar dhe do të jenë në dispozicion në javët e ardhshme, e treta, e vërteta e zymtë është se më shumë njerëz po fitojnë imunitet natyror nga infeksionet e koronavirusit, kurse katër,  edhe nëse variante të reja të koronavirusit provojnë se janë në gjendje të infektojnë pacientët e vaksinuar, vaksinat tona ekzistuese ende duket se parandalojnë Covid-19 të kthehet vdekjeprurës, dhe e fundit, pranvera po vjen, dhe përvoja e vitit 2020 sugjeron që infeksionet e koronavirusit do të bien kur moti të ngrohet. Dr. Camaj vazhdon të apeloj që të respektohen masat, sepse në atë mënyrë mund të menaxhohet situata.

  • 1

    Radio