Sociale Më shumë

Agjentët e ASK përcillnin në mënyrë të paligjshme politikanët opozitarë

Prej tvteuta18:47, 25 Shkurt 2021

Departamenti special i policisë ka paraqitur  padi penale kundër ish-drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Dejan Peruniçiq dhe ish-agjentit, Srdja Paviqeviq. Kreu i Departamentit Special të Policisë, Dragan Radonjiq, në Konferencën për shtyp, tha se Peruniçiq dhe Paviqeviq kanë urdhëruar   filmimin dhe monitorimin e paligjshëm të persnave publik, kryesisht figura politike.. Ai gjithashtu njoftoi se Peruniçiq dhe Paviçeviq ditën e djeshme janë marrë në pyetje  si të dyshuar. Kryeprokurori Special Milivoje Katniq tha se  që agjentët sekret monitoruan dhe filmuan këta persona në mënyrë të paligjshme për një ose dy orë çdo ditë, me urdhër verbal të Peruniçiq.  Persnat e monitoruar dhe të filmuar janë kryeministri aktual Zdravko Krivokapiq, Kryetarin e Kuvendit Aleksa Becic, udhëheqësin e Demokracisë së Re Serbe Andrija Mandiq, Partinë Demokratike Popullore Milan Knezeviq dhe PSP  Vladimir Jokoviq . Po ashtu janë monitoruar edhe Deputetët e Frontit Demokratik Slaven Radunović dhe Milo Bozhoviq, Mali i Zi i Bashkuar Goran Daniloviq, Mali i Zi Demokratik Boris Bogdanoviq, kryetari i Komunës së Budva Marko-Bato Careviq, si dhe gazetari i TV Vijesti Petar Komneniq. Në prononncimin e tij Katniq tha se nuk kanë njohuri akoma se për çfarë është përdorur materiali i siguruar.

  • 1

    Radio