Covid-19: 643 raste të reja dhe 7 viktima. 40 raste në Ulqin
Prej tvteuta18:47, 24 Shkurt 2021
Në Mal të Zi nga dita e djeshme janë kryer 2263 testime për Covid 19, nga të cilët 643 kanë rezultuar pozitiv, njoftohet nga ISHP. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar 7 viktima nga sëmundja, një prej të cilëve nga komuna e Ulqinit. Numri më i madh i rasteve të reja janë në : Podgoricë 216, Nikshiq 114, Herceg Novi 48, ndërsa në Ulqin u regjistruan 40 raste. Deri në orën 15.00 njoftohet për 502 të shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.471, prej të cilëve 318 në komunën e Ulqinit.