Sociale Më shumë

Cuca : Vazhdojnë kërkesat për kalimin e mësimit online

Prej tvteuta14:40, 4 Dhjetor 2020

Situata me Covid-19 vazhdon të jetë e rënduar në zonën e Anës së Malit.  Kjo situatë ka bërë që mjaft prindër të jenë të shqetësuar për vijimin e mësimit të nxënësve me prezencë në shkollë. Drejtori i Shkollës Fillore “Bedri Elezaga” Arsim Cuca tha se kanë pranuar kërkesa për kalimin online të gjithë procesit mësimorë nga këshilli i prindërve si dhe nga kryetarët e bashkësive lokale, duke u nisur nga kjo shkolla si insitucion ka dërguar shkresa Ministrisë së Arsimit dhe Institutit të Shëndetit Publik por nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

Një tjetër problem për këtë vit akademik është edhe transporti i nxënësve i cili mungon në disa fshatra. Bëhet fjalë për fshtarat Rashtishë , Shtoder , Fraskanjel dhe Lisën ku për shkak të numrit të vogël të nxënësve mungon mjeti i transportit. Lidhur me këtë drejtori Cuca tha se kanë marrë një përgjigje pozitive nga kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq për zgjidhjen e këtij problemi.

Ndërsa sa i përket suksesit të arritur me këtë formë të zhvillimit të mësimit drejtori Cuca shprehet se duhet të jemi real dhe se kjo nuk është forma më e mirë e mundëshme, duke shpresuar që situata të normalizohet dhe të gjithë nxënësit tu kthehen bankanve të shkollës.Procesi mësimorë në shkollën e Sukubinës është duke vijuar i rregullt dhe me shkollën e re tashmë hapsirat janë të mjaftueshme, shtoj Cuca

  • 1

    Radio