Rajoni/Bota Më shumë

Mulliqi Bojaj: Shpresojmë që kjo të kalojë shpejt dhe të takohemi në Ulqin

Prej tvteuta21:32, 9 Prill 2020

Situata në Kosovë është pothuajse e ngjajshme si në të gjithë botën, çdo ditë ka raste të reja por të gjithë mundohen ti respektojnë masat mbrojtëse . Skenaristja Getoarbë Mulliqi Bojaj, thotë se vetizolimin e ka pritur shumë mirë sepse gjithë kohën është duke ia kushtuar familjes së saj. Duke e ditur që më heret të gjithë vrapojshin pas punëve dhe obligimeve ditore, tani është momenti që ti kompenzojmë të gjitha, thotë Mulliqi Bojaj. Ajo ka një vajzë të vogël, të quajtur Eva dhe me të është duke zhvilluar aktivite dhe lojëra për fëmijë, si dhe duke  gatuar së bashku. Ajo shpreson që situata të rregullohet shumë shpejt dhe që këtë sezon turistik ta kaloj në Ulqin.

  • 1

    Radio