Sociale Më shumë

Nrekiq: Qytetarët luten të respektojnë rregullat. Së shpejti masa të reja

Prej tvteuta17:41, 24 Mars 2020

Nisur nga situata aktuale e krijuar si rezultat i masave mbrojtëse ndaj koronavirusit, kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq,  ka sjellur masa të reja ku obligon të gjitha  farmacitë , bankat,  postat dhe dyqanet e ushqimit që të gjithë vullnetarëve me bluza ose me akreditimet zyrtare të Kryqit të Kuq të Malit të Zi në territorin e komunës së Ulqinit, t’iu mundësohet qasje prioritare në ofrimin e shërbimeve dhe shitjen e mallrave. Nrekiq u ndal edhe tek çështja e Karantinës në Zogaj ku tha se ajo akoma nuk i plotëson kushtet për trajtimin e personave të dyshuar ,por që Karisma ka ofruar objektin e vet . Ai shtoi se ka kontaktuar disa afaristë të Komunës së Ulqinit të cilët posedojnë objekte hoteliere,por asnjë nga ata nuk ka treguar gatishgmëri për ti vendosur ato në dispozicion.

Kryetari njoftoi se të gjithë punëtorët nuk janë siguruar me maskat mbrojtëse,por së shpejti do të shpërdahen 1000 copë, të cilat do të qepen në mënyrë vullnetare.Mjetet mbrojtëse higjenike mungojnë edhe në Shtëpinë e Shëndetit.

Menjëherë në fuqi do të hyjnë edhe masa të reja që kanë të bëjnë me ndalimin e lëvizjes në grupacione në zonat atraktive të qytetit,si  në Bunë,në pikën vronjtuese në Vidikovac,stadiumin e fudbollit në Anë të Malit etj,të gjitha kto si masa preventive për ndalimin e përhapjes së sëmundjes.

Nrekiq apeloi tek qytetarët të vazhdojnë ti respektojnë masat e sjelluara dhe të tregojnë qytetarizëm për të mirën e përgjithshme.

  • 1

    Radio