Politikë Më shumë

Nrekiq: Akoma herët për koalicionet e mundshme

Prej tvteuta18:58, 6 Shkurt 2018

Kryetari i Këshillit Komunal të  Partisë Demokratike të Socialistëve në Ulqin, Loro Nrekiq, tha për televizionin Teuta se kjo parti është e kënaqur me rezultatin e arritur në zgjedhjet lokale, pasi ajo ka arritur përsëri të ketë numrin më të madh të votave. Ai u tregua kritik ndaj disa dukurive në ditën e zgjedhjeve , sidomos sjelljes së antarëve të Lëvizjes Qytetare URA, por edhe Forcës së Re Demokratike, të cilët sipas tij, në mënyrë të padrejtë i kanë akuzuar për blerje të votave. Në lidhje me bisedimet eventuale për formimin e pushtetit lokal, Nrekiq tha se për këtë është akoma herët , por ato me siguri do të bëhen me partnerët që janë pjesë e koalicionit qeverisës në nivel qëndror.

  • 1

    Radio