Politikë Më shumë

Deputeti Vuksanoviq sulmohet me makinë?

Prej tvteuta10:06, 13 Janar 2018

Deputeti i Iniciativës Qytetare Kroate, Adrijan Vuksanoviq, ishte mbrëmë viktimë e një incidenti në qytetin e Tivatit, kur sipas dëshmisë së tij, një automjet qëllimshëm ka tentuar ta godasë teksa po kalonte rrugën.

Vuksanoviq e ka paraqitur rastin në polici ku ka dëshmuar se përveç tentativës për ta goditur, pasagjerët në makinë e kanë sulmuar edhe verbalisht. Ai tha se ka arritur që të identifikojë targën e makinës e cila është nga Tivati, dhe pret që policia të vërtetojë nëse autorët kanë pasur qëllime personale apo ishin në gjendje të përgjegjësisë së zvogluar.

  • 1

    Radio