Sociale Më shumë

SH.F “Marshall Tito” : 515 euro të fituara nga Pazari do të shkojnë dhuratë për fëmijët në nevojë

Prej tvteuta10:05, 24 Dhjetor 2017

Në ambientet e SHF “Marshall Tito “ për herë të parë u mbajt Pazari i fundvitit i cili kishte karakter humanitar. ”Është e vërtetë ky është viti i parë që organizojmë një bazar të tillë, ndërsa sot për të 4 vit me rradhë ne bëjmë edhe prezantimin e ekspozitës së Vitit të Ri me punimet e nxënësve. Jam e lumtur që morëm një iniciativë të tillë, fakti që kemi mbi 1000 punime dhe interesimi i nxënësve dhe prindërve është i madh do të thotë që ja kemi arritur qellimit tonë”; u shpreh për Televizionin Teuta,  arsimtarja e artit Mersiha Resulbegoviq Mavriq. Figura të shumta në të cilat dominon festat e fundvitit, ëmbëlsira e plotë ide të tjera arritën që të shiten në këtë bazar dhe për dy orë sa isht i hapur u grumbulluan plot 515 euro të cilat do të jenë të dedikuara për fëmijët në nevojë, aksion ky i cili do të organizohet me rastin e festave të fundvitit. Drejtori i SHF “Marshall Tito”, Arben Llunji  shprehet falendrues ndaj të gjithë nxënësve, prindërve dhe dashamirësve të artit të cilët ishin prezent në numër të madh dhe dhanë kontributin e tyre.

  • 1

    Radio