Klubi i basketbollit “Ulqini” ndër ekipet më të mira në Mal të Zi
Prej tvteuta15:58, 16 Dhjetor 2017
Klubi i basketbollit “Ulqini” në pjesën e parë të Ligës së parë malazeze nga gjashtë ndeshje pati gjashtë fitore dhe në këtë mënyrë kryeson tabelën me 12 pikë. Gjatë kësaj periudhe kanë pasur disa ndryshime në kryesi të klubit, gjithashtu dhe në formacion të lojtarëve. Me prurjet e reja kanë arritur që të korrin sukses dhe të jenë njëra ndër ekipet më të mira malazeze.
Ilir Taflaj, anëtar i bordit drejtues të klubit në emisionin e mëngjesit “Ditë e re” foli për klubin ndër vite dhe pritshmëritë e tija në pjesën e dytë. Ai gjithashtu paralajmëroj dhe dy ndeshjet e radhës, derbin i cili luhet të shtunen në ora 18 në Ulqin kundër ekipit “Sutjeska” dhe fundjavën e ardhshme do të luajnë ndeshjen e fundit kundër ekipit “Lovqen” në Cetinë.