Kisha Ortodokse në Ulqin: Së shpejti ndërtimi i sallës festive
Prej tvteuta15:51, 3 Nëntor 2017
Gjatë pjesmarrjes në programin e mëngjesit të televizionit Teuta, peshkopi i Ulqinit Sinisha Smiljiq, tha se së shpejti do të fillojë ndërtimi i një salle festive në kishën e Ulqinit, pranë kishës së Shën Nikollës në Meteriz.
“Kemi marrë lejen e ndërtimit në komunë dhe me gëzim të madh mund të informojmë të gjithë qytetarët e besimit ortodoks se së shpejti do të fillojë ndërtimi i një salla festive, kapacitetit prej rreth dyqind njerëz, ku do të mbahen festime ceremoniale dhe fjalime për bashkëqytetarët tanë. Kjo sallë do të jetë shumëfunksionale dhe do t’u shërbejë qytetarëve tanë për ceremoni të ndryshme “, tha Smiljiq.