Donacion për Kryqin e Kuq të Ulqinit
Prej tvteuta10:01, 9 Mars 2017
Kryqi Kuq i Ulqinit ka marrë një donacion me materiale ushqimore dhe mjete higjenike nga Kryqi i Kuq i Malit të Zi, i ndihmuar nga kompanitë Voli e Llakoviq, si dhe familja Glenxha.
Kryetari i Lidhjes së Sindikatave në Ulqin, Shefki Lamoviq, tha për televizionin Teuta se këto ndihma do të shpërndahen për 30 familjet me gjendjen më të vështirë ekonomike në Ulqin.