Stankoviq: Të gjitha provat do të paraqiten në gjykatë
Prej tvteuta16:56, 14 Shkurt 2017
Prokuroria Speciale të gjitha provat që ka në dispozicion do ti para gjykatës kompetente, tha sot Prokurori i Lartë i Shtetit Ivica Stankoviq, dhe i bëri thirrje opinionit publik për durim.
“Duke vlerësuar interesmin e madh të publikut për kërkesën e Prokurorisë Speciale në lidhje me heqjen e imunitetit të dy deputetëve, , më duhet të them se, në qoftë se kërkesa miratohet, justifikimin e të gjitha procedurave të Prokurorisë do ta vlerësojë gjykata kompetente “, tha Stankoviq.
Ai theksoi se prokuroria të gjitha hapat i ndërmerr ekskluzivisht në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin i cili është i barabartë për të gjithë.