Aktuale Më shumë

Millosheviq: Opozita të jetë reale në kërkesat e veta

Prej tvteuta15:45, 7 Janar 2017

Vendimi i opozitës për të bojkotuar parlamentin është i bazuar në parashikimet e tyre joreale parazgjedhore, tha drejtori politik i Partisë Demokratike të Socialistëve, Tarzan Millosheviq, duke shtuar se kërkesat e opozitës duhet të jenë në përputhje me realitetin.

Ai tha se situata politike në Mal të Zi është e qëndrueshme, pasi PDS në zgjedhjet parlamentare në tetor të vitit të kaluar e vetme fitoi besimin më të madh të qytetarëve,dhe së bashku me partnerët tradicional të koalicionit menjëherë formoi qeverinë e re. Siç tha ai, parimi i demokracisë është shumë i saktë – shumica vendos, prandaj vendimet e shumicës në parlament janë legjitime, pavarësisht nëse opozita është i pranishme ose jo.Ai shtoi se opozita e di shumë mirë se cila është procedura për të kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare.

  • 1

    Radio