Tërmeti 5.1 shkallë Rihter godet Splitin

Prej tvteuta16:57, 9 Dhjetor 2016

Një tërmet me fuqi 5.1 shkall Rihter goditi sot rreth orës 14.00 qytetin kroat të Splitit, duke shkaktuar frikë tek qytetarët por pa dëme të regjistruara. Epiqendra e tërmetit ishte në ujdhesën Çiova, 8 kilometër në perëndim të Splitit, në thellësi prej 10 kilometrash.

Nga Enti Seizmologjik i Malit të Zi thonë se tërmeti është ndjerë edhe në Mal të Zi, por me intenzitet jo më të lartë se 2 shkall Rihter.

  • 1

    Radio