Nimanbegu dhe Gjeloshaj nuk pranojnë amendamente në rezolutë
Prej tvteuta10:50, 27 Korrik 2016
Propozuesit e rezolutës për Fjalorin e Akademisë malazeze në Kuvendin e Malit të Zi, është që ajo të miratohet, por jo me çdo kusht – tha dje në deputeti i Forcës Genci Nimanbegu. Deputetët dje përfunduan diskutimin mbi projekt-rezolutën, kurse për të do të deklarohen në një fazë të mëvonshme.
Propozuesit Nimanbegu dhe Nik Gjeloshaj i bënë thirrje Akademisë të pezullojë përdorimin dhe shpërndarjen e Fjalorit, dhe tu kërkoj falje të gjithë qytetarëve, kurse qeverisë të pezullojë përkohësisht financimin e saj. Me këtë dispozitë nuk pajtohet Partia Demokratike e Socialistëve dhe propozoi një amendament që ajo të fshihet, çka nuk ka përkrahjen e propozuesve.