Politikë Më shumë

Miratohet plani strategjik deri në vitin 2020

Prej tvteuta20:07, 27 Prill 2016

Një ndër pikat kryesore të rendit të ditës së mbledhjes të Kuvendit Komunal  ishte për planin strategjik të zhvillimit  të Komunës së Ulqinit deri në vitin 2020,e cila gjeti miratimin nga këshilltarët.Kjo është hera e parë që një dokument i tillë, tepër i rëndësishëm, miratohet në 35 vitet e fundit.Hatixhe Gjoni e cila është pjesë e grupit punues për përpilimin e këtij dokumenti, tha se kjo është një ditë shumë e rëndësishme dhe se Komuna e Ulqinit nuk do të jetë e vetmja vetëqeverisje lokale e cila nuk e ka këtë lloj dokumenti.Edhe pse disa këshilltarë dhe përfaqësues të sektorit civil,thanë se ky dokument ka disa mungesa, ato vendosën ta aprovonin pasi kjo reflekton në të mirë të Ulqinit.

  • 1

    Radio