Politikë Më shumë

KRYETARI I KOMUNES SE ULQINIT NAZIF CUNGU U TAKUA ME KRYETARIN E REPUBLIKES SE KOSOVES HASHIM THACIN

Prej tvteuta13:40, 21 Prill 2016

Kryetari I Komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe nënkryetari Arian Murati, në kuadër të vizitës zyrtare në Kosovë, sot u takuan edhe me Kryetarin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçin me bashkëpunëtorë. Gjatë bisedës dypalëshe fillimisht Kryetari Thaçi dhe Kryetari Cungu I uruan njëri tjetrit marrjen e detyrës së re dhe zhvilluan bisedimet më tutje për një bashkëpunim të mirëfilltë në mes të Ulqinit dhe Kosovës, si ruajtjen dhe avancimin e marëdhënjeve të mira në mes të Malit të Zi dhe Kosovës.

“Marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi gjithnjë e më shumë janë duke u përmirësuar dhe popullsia shqiptare në Mal të Zi është një urë e rëndësishme komunikimi dhe lidhjeje mes dy shteteve”, ka thënë presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër,  kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, e njoftoi presidentin Thaçi mbi  gjendjen sociale dhe ekonomike të komunitetit shqiptar dhe për zhvillimet e fundit politike në Mal të Zi, duke kërrkuar bashkëpunim edhe më të madh në mes të dy vendeve.

Thaçi dhe Cungu në kuadër të bisedimeve u dakorduan që të bisedojnë me perfaqësuesit relevant të Shqipërisë dhe Malit të Zi mbi  lehtësimin e qarkullimit të turistëve në kalimin kufitarë të Muriqanit, ku radha e makinave gjatë sezonit veror është shumë e gjatë dhe qytetarët presin me orë të tëra.

  • 1

    Radio