Haxhibeti për shkarkimet: Veprime të papara ndonjëherë në skenën politike të qytetit
Prej tvteuta10:43, 5 Mars 2016
Kryetari i Kuvendit Komunal Fuad Haxhibeti, deklaroi për televizionin Teuta se shkarkimet e tre zyrtarëve të Komunës kanë shënuar diçka të paparë në skenën politike të Ulqinit, e cila nuk do të kalojë pa pasoja.
Haxhibeti tha se në komunë kanë vetëm dy poste politike, ai i kryetarit të Kuvendit dhe kryetarit të Komunës, kurse tjerët janë mbi baza profesionale, për angazhimin apo shkarkimin e të cilëve duhet të respektohet ligji i punës.