Sociale Më shumë

Elezaga:Zgjedhjet e parakohshme jane shume afer, ndoshta edhe para veres 

Prej tvteuta13:07, 24 Shkurt 2016

Skender Elezaga kryetari I keshillit komunal te partise Socialdemokrate ne nje interviste per tv Teuta flet  per situaten politike te perkeqesuar e te paqendrueshme si dhe per mosmbajtjen  e dy seancave te fundit te kuvendit komunal te thirrura nga kryetari I komunes qe nuk jane mbajtur pasi nuk kane pasur shumicen e keshilltareve.

Situata politike ne Ulqin shprehet ai  ka kohe qe eshte shume e komplikuar ne nivel qe nuk mund te funksionoje pushteti lokal.Keto dy séanca nuk kane qene iniciative  vetem nga kryetari Gjeka per edhe sipas marrevesjes se subjekteve politike te cilat jane ne gjendje te sigurojne forumin per mbajtjen se séances se kuvendit dhe eshte pak e cuditshme qe ato subjekte qe kane pranuar qe te thirret mbledhja dhe kane premtuar qe do te perkrahin pikat e rendit te dites te cilat te gjithe I kemi vlersuar si shume interesante dhe shume te rendesishme per interesin e te gjithe qytetareve ka dy here qe nuk vijne ne mbledhje per te siguruar forumin per mbajtjen e séances.Kjo tregon qarte per nje situate qe vete Ulqini dhe qytetaret e saj jane bere peng e disa pazarlleqeve dhe disa tregtive te cilat behen ne nivele politike e shteterore.Ky eshte vazhdimi I nje politike nga ana e partise Demokratike te Socialisteve e cila disa here ka theksuar se celesi I zgjidhjes politike gjendet ne duart e tyre e qe se shpejti do te merren me zgjidhjen e krizes politike ne Ulqin por pavaresisht kesaj, vazhdimisht kemi shtyrje te kesaj zgjidhjeje.

Pyetjes se a mendon qe kryetari I komunes se Ulqinit Fatmir Gjeka duhet te largohet ai e komenton se ka shume rruge per zgjidhjen e situates politike e nje nder ta eshte edhe doreheqja e kryetarit Gjeka por eshte fakt se deri sa te zgjidhet kryetari tjeter I komunes vazhdon mandati I tij ne ushtrimin e detyres deri sa te vije kryetari I ri.Po nuk u formua ose shumica e re parlamentare ne komunen e Ulqinit ose te behen zgjedhje te jashtezakonshme dhe te formohet shumica e re pas zgjedhjeve nuk ka zgjidhje te krizes politike ne nivel lokal.

Shkarkimi I tre sekretareve te Forces nga komuna a mendoni se mund ta thelloje edhe me shume situaten politike te krijuar?Ne lidhje me kete,Elezaga shprehet se kur situata shkon deri tek mosmarreveshjet ndermjet partnereve te kualicionit duke demtuar njeri tjetrin pa menduar per interesin e qytetareve te Ulqinit.Nuk mendoj se mund te kete zgjidhje te situates  pervec zgjedhjeve te parakohshme dhe tani me shume se kurre jam I bindur se ato do te behen edhe me perpara se e kishim menduar e ndoshta edhe para veres.

 

  • 1

    Radio