Aktuale Më shumë

Kryetari Gjeka nën hetimin e Prokurorisë së Shtetit

Prej tvteuta14:47, 22 Shkurt 2016

Prokuroria e Shtetit ka hapur hetime ndaj kryetarit të komunës së Cetinës Aleksandër Bogdanoviq, dhe atij të Ulqinit Fatmir Gjeka, në lidhje me nënshkrimin e një kontrate me kompaninë Copyright (Kopirajt) nga Budva.

Sipas kësaj kontrate, kryetarët Bogdanoviq dhe Gjeka, pothuajse në të njëjtën kohë dhe me shifra identike, i kanë kaluar obligimet që Budva u detyrohej Cetinës dhe Ulqinit, në kompaninë Copyright, pronar i së cilës është biznesmeni nga Budva Marko Kentera.

Arsyetimet për këtë, sipas kontratës, janë detyrimet e këtyre dy komunave ndaj kompanisë Copyright. Në rastin e Ulqinit Organizata turistike i detyrohej kësaj kompanie shumën prej 27.500 euro, por sipas Prokurorisë nuk ka provë reale që e vërteton këtë borxh.

  • 1

    Radio