Aktuale Më shumë

REAGON MINISTRIA: HEQJA E FLAMURIT – AKT SHQETESUES

Prej tvteuta15:38, 12 Shkurt 2016

Me rastin e heqjes se flamurit kombetare shqiptare nga objekti i Keshillit Kombetare, sot ka reaguar Ministria per te drejtat e popujve pakice, te cilet shprehen se ky akt eshte shqetesues, aq me teper kur  i njejti incident ka ndodhur edhe vitin e kaluar. Nga ministria vleresojne se bashkejetesa ne Mal te Zi eshte e mundshme dhe e suksesshme atehere kur cdo qytetare ti gezoje te drejtat e veta, dhe paralelisht i respekton te drejtat e qytetareve tjere.

Ata i kane ftuar organet kompetente, qe ne kuader me autorizimet e veta, te gjejne kryeresit e ketij incidenti dhe ti procesuojne, kurse  qytetaret  i ftojne ne nje shkalle me te larte te pergjegjesise dhe respektimit te te drejtave elementare te njeriut.

„Kur eshte fjala per te drejtat e popujve pakice, eshte e qarte se popujt pakice i kane ndertuar themelet e Malit te Zi te pavarur dhe sovran. Ligji mbi te drejtat dhe lirite e pakicave garanton shprehjen, ruajtjen, kultivimin e identitetit kombetare, etnik, kulturor, gjuhesore dhe fetare te perfaqesuesve te popujve pakice dhe te bashkesive tjera te pakicave nacionale ne Mal te Zi“.  Mali i Zi eshte i njohur, si shtet shembull ne te cilen mbizoterojne maredhenjet e mira nderetnike.

Sjelljet e pashembullta te individeve nuk guxon te prishin harmonine egzistuese multietnike dhe multikonfesionale.

Sulmi mbi hapesirat e Keshillit Kombetare te Shqiptareve, me c’rast eshte hequr flamuri shqiptare se bashku me mbajtesen metalike, eshte arsye per tu shqetesuar, aq me teper kur i njejti incident ka ndodhur edhe vitin e kaluar. Keta shembuj te sjelljeve joadekuate demtojne perpjekjet te cilat te gjithe po i japim qe qytetaret te ndihen te barabarte ne shoqerine tone. Tolerimi i ketyre llojeve te sjelljeve, jane te rrezikshme dhe paraqesin shembull te prakses jodemokratike”, – thuhet ne reagimin e ministrise.

 

  • 1

    Radio