KUVENDI I JEP BESIMIN QEVERISE ME 42 VOTA PRO
Prej tvteuta23:57, 27 Janar 2016
Pas tre dite pune intensive ne Kuvendin e Malit te Zi, perfundoi Seanca e jashtezakonshme e cila si pike te rendit te dites kishte votebesimin e Qeverise.
Qeveria e Malit te Zi e fitoi besimin me 42 vota pro dhe ne kete menyre, siguroi vazhdimin e metejshem te mandatit. Kryeministri Millo Gjukanoviq gjate fjalimeve te tija ka paralajmeruar se do te beje ndryshime ne qeverine aktuale, ku do te vije deri te ndryshimi I disa posteve ministrore, te cilat vijne si rezultat I perkrahjes se platformes se propozuar nga Mali I Zi Pozitiv, parti e cila ishte faktori kryesore per te fituar shumicen e votave.
Deputetet shqiptare poashtu e kane perkrahur qeverine aktuale, edhe pse deri ne momentet e fundit qendrimi I deputetit Nik Gjeloshaj nuk Ishte I njohur per publikun, por ne fund u deklarua pro.
Deputeti Genci Nimanbegu eshte deklaruar se vendimi I partise qe ai perfaqeson ishte qe ta votoje qeverine, dhe keshtu te jape edhe nje mundesi tjeter realizimit te kerkesave politike te cilat Forca I ka nenshkruar me PDS-ne.