Sociale Më shumë

Gjeka: Plehrat e hedhura në Krruç nuk janë të dëmshme

Prej tvteuta10:07, 15 Dhjetor 2015

Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka deklaruar për media se kontrata e nënshkruar në mes Komunës së Ulqinit dhe asaj të Budvës nuk është në dëm të askujt, dhe se plehrat e hedhura në deponinë Hije nuk janë të dëmshme për ambientin.

Nga Bashkësia Lokale e Krruçit kanë paraqitur edhe aktpadi në gjykatë ndaj Komunës së Ulqinit për shkak të nënshkrimit të kësaj kontrate, dhe kërkojnë që të mos vazhdohet me hedhjen e plehrave.

Gjeka gjithashtu njoftoi se nuk do të ketë anullim të kontratës pasi çdo gjë është në dobi te të gjithëve, the se këtë do ta vërtetojë edhe Prokuroria.

  • 1

    Radio