Aktuale Më shumë

F.Vujanoviq: Të përkushtuar zhvillimit të gjithmbarshëm të Tuzit

Prej tvteuta10:05, 15 Dhjetor 2015

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq,me rastin e 15 dhjetorit, Ditës së Komunës Urbane të Tuzit, i ka përgëzuar të gjithë qytetarët,këshilltarët e Kuvendit dhe kryetarët e Komunës Urbane, Abedin Axhoviq dhe të Kuvendit, Fadil Kajoshaj, me ç’rast  ka shprehur besimin se me entuziazmin e njohur të  gjithë banorëve të këtyre trevave, do të vazhdohet me realizimin dinamik të perspektivës  së përgjithshme zhvillimore, duke krijuar kushte më të mira për punë dhe jetën e qytetarëve.

Kësaj do ti kontribuoj bashkëpunimi i domosdoshëm i vetëqeverisjes lokale  me organet shtetërore të cilët me vendosmëri do të vazhdojnë realizimin e zhvillimit të njëjtë dhe më të shpejtë të vendit, që është interes parësor i të gjithë neve që jetojmë në Mal të Zi, të përkushtuar përparimit të tij, thuhet në urimin e presidentit Vujanoviq.

  • 1

    Radio