SEMINARI I GJUHËS SHQIPE
Prej tvteuta11:17, 17 Gusht 2015
Në Prishtinë fillon Seminari që do t’i zhvillojë punimet nga data 17 deri më 28 gusht.
Ky seminar Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.Ai organizohet për studentë e studiues që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, por edhe me albanologjinë përgjithësisht.