MILIQ SHKON NË MOSKË
Prej tvteuta10:18, 8 Maj 2015
Kryetari i Partisë Socialiste Popullore, Srgjan Miliq, do të qëndrojë në Moskë prej dates 8 deri me 12 maj ku do të marrë pjesë në solemnitetin jubilar me rastin e 70 vjetorit të fitores kundër fashizmit dhe në paradën ushtarake e cila do të mbahet me 9 maj në Sheshin e Kuq në Moskë. Siç është kumtuar nga PSP, gjatë vizitës zyrtare në Moskë, Miliq, do të bisedojë me përfaqësuesit e jetës publike ekonomike dhe politike të Federatës Ruse.