Dyshohet se janë mbytur
Prej tvteuta11:45, 16 Prill 2015
Rreth 400 migrantë dyshohet se janë mbytur pasi anija e tyre është fundosur në ujërat e Mesdheut. Roja bregdetare e Italisë ka shpëtuar 144 njerëz dhe ka nisur një operacion ajror dhe detar, me shpresën për të shpëtuar të tjerë. Organizata Save the Children ka thënë se shumica e të mbijetuarve “janë të rinj, e ndoshta edhe të mitur”.