AKSIDENT RRUGOR, VDES NJE GRUA (VIDEO NGA VENDNGJARJA)
Prej tvteuta22:48, 26 Dhjetor 2014
Sonte(26.12.2014) rreth ores 18.00 ne aksin rrugore Tivar-Ulqin-Shkoder(rruga e vjeter), ka ndodhur nje aksident rrugore, ku si pasoje ka humbur jeten nje grua dhe rreth 15 te tjere jane lenduar rende dhe jane hospitalizuar ne spitalin e Tivarit dhe ne QK te Podgorices. Sipas informacioneve me te cilat eshte njoftuar TV Teuta, te gjithe udhetaret jane jashte rrezikut per jete.Ngjarja ndodhi kur nje autobus me targa te Shqiperise me rreth 53 udhetare, ka rreshqitur nga rruga dhe eshte rrokullisur ne fushen e Merkotit. Sherbimi i shpetimit dhe mbrojtjes nga Tivari, si dhe ekipet policore dhe spitalore te Tivarit kane intervenuar me shpejtesi, keshtuqe eshte arritur qe me sukses te shpetohet nje femi i cili ishte i mbetur ne autobus ne pozicion te veshtire per shpetim, kurse udhetaret tjere jane vendosur dhe u jane dhene ndihmat e para.
Arsyet pse autobusi ka rreshqitur nga rruga jane ende te paditura, mirepo vendasit tregojne se ne kete vend ndodhin shpesh aksidente sepse eshte udhe shume e ngushte dhe e papershtatshme per qarkullim sidomos te autobuseve dhe automjeteve te medha.