Spajiq dhe Sharanoviq para Komisionit të Sigurisë më 30 korrik
Prej tvteuta09:00, 25 Korrik 2024
Më 30 korrik është caktuar seanca kontrolluese e kryeministrit Millojko Spajiq dhe ministrit të Punëve të Brendshme Danillo Sharanoviq para anëtarëve të Komisionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, njoftoi Kuvendi i Malit të Zi.
Siç thonë ata, Spajiq dhe Sharanoviq do të dëgjohen me temën “Emërimi i ushtruesit te detyrës drejtor i Administratës së Policisë dhe pasojat për sistemin e sigurisë në Mal të Zi”.