Një tjetër viktimë e aksidentit në afërsi të Kollashinit

Prej tvteuta10:18, 2 Qershor 2024

Një vajzë 17-vjeçare ka ndërruar jetë pas plagëve të marra në një aksident të ndodhur dje në rrugën Kolashin-Mateshevë, në vendbanimin Skrbushë, tha policia për Portalin RTMZ.

Vajza ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike të Malit të Zi (QKKG).

Në të njëjtin aksident trafiku dje ka humbur jetën edhe një 59-vjeçar nga Mojkovi.

Në aksident janë përfshirë një automjet pasagjerësh dhe një mjet mallrash.

  • 1

    Radio