Aktuale Më shumë

Regjistrimet për Programin e Formimit Profesional nisin nesër

Prej tvteuta14:29, 17 Tetor 2023

Regjistrimi i përdoruesve për të marrë pjesë në Programin e Formimit Profesional për personat me arsim të lartë do të nisë  më 18 tetor në orën 15:00, njoftoi Ministria e Arsimit.

Regjistrimi për përdoruesit e ardhshëm të Programit në mënyrë elektronike, përmes portalit eUprava, do të zgjasë deri më 18 nëntor në ora 15:00.

“Kujtojmë se të drejtën e formimit profesional kanë personat me arsim të lartë që nuk kanë përvojë pune në një nivel të caktuar arsimor dhe janë të regjistruar në Zyrën e Punësimit. Formimi profesional i përdoruesit zgjat nëntë muaj dhe njihet si përvojë pune 12 muaj dhe si kusht për të dhënë provimin përkatës profesional me arsimin e lartë të fituar. Informacionet për procedurat e aplikimit mund të gjendet në portalin eUprava”, përfundon deklarata.

  • 1

    Radio