Aktuale Më shumë

Hetimet drejt përfundimit, priten arrestimet?

Prej tvteuta10:07, 18 Shtator 2023

Policia malazeze mund të zbulojë emrat e të dyshuarve për hapjen e tunelit dhe detaje të tjera të rëndësishme rreth këtij operacioni kriminal, mëson Portali RTMZ. Prej ditësh policia dhe prokuroria thonë se hetimet po ecin dhe se janë afër arrestimit të të dyshuarve, madje pretendojnë se e dinë se ku ndodhen. Megjithatë, ende nuk është bërë asnjë arrestim. Sipas sektorit të sigurisë, gjatë kësaj jave duhet të pritet një përparim dhe në përgjithësi policia ka një pasqyrë shumë të qartë të asaj që ka ndodhur në lidhje me hapjen e tuneleve, pra pjesët e mozaikut të hetimit janë përputhur.
Sipas të dhënave nga hetimi, gërmimi i tunelit ka nisur në fund të muajit korrik. Gjithashtu, fillimi i gërmimit të tunelit përkon me fillimin e rinovimit të godinës së Gjykatës së Lartë, ndonëse sipas disa informacioneve nga policia, logjistika për gërmimin ishte gati shumë përpara se të fillonte gërmimi.
Vjedhja u zbulua nga zyrtarët e gjykatës të hënën, më 11 shtator. Më pas Gjykata e Lartë ka njoftuar policinë, e cila ka kryer hetimin po atë ditë. Më pas u zbulua tuneli.
Sipas përfaqësuesve të gjykatës, në depo ndodhen 100 mijë sende, nga dosjet e gjykatës, sende fizike, si armë, deri te droga e konfiskuar.
Zyrtarisht është konfirmuar se hetuesit malazezë janë në kërkim të gjashtë personave të dyshuar për hapjen e tuneleve. Ekspertët mjeko-ligjorë kanë hequr gjurmët nga banesa, e cila do t’i nënshtrohet ekspertizës dhe menjëherë pas zbulimit të tunelit, hetuesve iu janë ofruar edhe pamjet nga ndërtesat në rrugën Njegoshi.
Sipas informacioneve, gjatë hetimeve janë gjetur edhe plumba brenda tunelit.
Drejtoria e Policisë ka konfirmuar se mbrëmjen e së mërkurës në afërsi të Podgoricës është gjetur një furgon, i cili dyshohet se është përdorur nga të dyshuarit për të hyrë në depon e Gjykatës së Lartë.

  • 1

    Radio