Enti për Punësim: Rënie e papunësisë
Prej tvteuta14:24, 8 Gusht 2023
Në fund të korrikut, në Mal të Zi kishte 38,73 mijë të papunë, gati katër për qind më pak se në qershor, sipas të dhënave të Entit për Punësim (ZZZ).
Sipas raportit mujor të Entit për Punësim, shkalla e papunësisë ra nga 17.37 për qind në 16.69 për qind.
Norma më e lartë, 32,7 për qind, është shënuar në korrik të vitit 2000, ndërsa më e ulëta në gusht 2009, 10,1 për qind.
Që nga fillimi i vitit, instituti ka regjistruar 10.02 mijë punonjës të rinj.
Që nga fillimi i vitit janë shpallur 19.37 mijë vende të lira pune.