Aktuale Më shumë

Sulmohet punonjësi i Shërbimit të Emergjencës në Ulqin

Prej tvteuta15:25, 31 Korrik 2023

Ekipi i Shërbimit të Emergjencës Mjekësore në Ulqin është sulmuar fizikisht mbrëmë rreth tre orë pas mesnate, nga pacienti të cilit po i ofronin ndihmë.

Siç njofton Instituti për Ndihmë Emergjente Mjekësore i Malit të Zi, me atë rast është lënduar një teknik mjekësor i cili  është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Tivarit dhe aktualisht ndodhet në pushim mjekësor.

Drejtori i këtij instituti, Vuk Nikoviq, apelon tek qytetarët që të respektojnë mjekët dhe teknikët mjekësorë, pasi bëjnë punë të përgjegjëshme, dhe se çdo sulm ndaj tyre është i papranueshëm.

  • 1

    Radio