Shukoviq në shënjestër të klaneve kriminale?
Prej tvteuta15:41, 26 Korrik 2023
Sipas të dhënave operative të shërbimeve të sigurisë, struktura të caktuara kriminale dyshohet se po përgatisnin vrasjen e kreut të Policisë Speciale Predrag Shukoviq.
Siç është raportuar jozyrtarisht për portalin “Dan”, përveç Shukoviq sipas njohurive operative janë vënë në shënjestër edhe dy persona të tjerë nga sektori i sigurisë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Filip Axhiq, para dy ditëve ka njoftuar se po përgatiteh diçka e tillë por nuk përmendi emra konkret.