Aktuale Më shumë

Kërrkohen më shumë kvota për studentë dhe lehtësim të procedurave të regjistrimit

Prej tvteuta15:30, 11 Korrik 2023

Me ndermjetsimin e te ngarkuarit me pune ne Ambasaden e Malit te Zi ne Republiken e Kosoves Z. Bernard Çoba, Ministri i Ministrise per te Drejtat e Njeriut dhe Pakicave Z.Fatmir Gjeka, Kryetari i Keshillit Kombetar te Shqiptareve ne Malin e Zi, Z. Faik Nika dhe Drejtori i Pergjithshem per Pakica z.Arben Xhurreta realizuan sot në Prishtine takime pune me Ministren e Arsimit te Republikes se Kosoves Znj. Arberie Nagavci dhe Rektorin e Universitetit te Prishtines “Hasan Prishtina” Prof. Dr. Qerim Qerimi.

Temat qe u diskutuan ne takime ishin: pranimet ne Universitetet Publike te Kosoves per kandidatet shqiptar ne Malin e Zi, per rritjen e numrit te kuotave per kandidatet nga Malin e Zi, sidomos ne programet deficitare, per procedurat e regjistrimit, afatet e aplikimeve, per nevojen e kuotave te veçanta per vazhdimin e studimeve te thelluara Master dhe Doktorature, per sigurimin e vendeve per specializime ne shkencat e Mjeksesise, per nevojen e furnizimit me mjete mesimore dhe lektyra shkollore per nxenesit shqiptar ne Malin e Zi. Jemi dakorduar qe te vazhdojme komunikimin per çeshtjet e ndryshme qe mund te dalin gjate procesit te regjistrimeve ne te ardhmen.

  • 1

    Radio