Sociale Më shumë

Ka tendenca për të ndryshuar konceptin e maturës  eksterne

Prej tvteuta09:48, 6 Korrik 2023

Çështja e maturës eksterne do të shqyrtohet në kuadër të hartimit të Ligjit për arsimin e lartë, tha sekretarja shtetërore në Ministrinë e Arsimit Milijana Vukotiq Jellushiq, duke thënë se ka indikacione dhe tendenca që ky koncept po ndryshon.
Vukotiq Jellushiq u tha gazetarëve, pas konferencës që shënoi fillimin e zbatimit të projektit “Analiza funksionale e infrastrukturës arsimore të Malit të Zi me rekomandime për përmirësim”, se tani nuk mund të flasë për qëndrimin e Ministrisë për maturën eksterne . Kjo çështje sigurisht që do të konsiderohet si pjesë e hartimit të Ligjit për arsimin e lartë.
Ka indikacione dhe tendenca për të ndryshuar konceptin e maturës eksterne “, tha Vukotiq Jellushiq. E pyetur për të komentuar për faktin se përfaqësuesit e Qendrës së Provimeve kanë përsëritur vazhdimisht se nuk pranojnë asnjë përgjegjësi për “rrjedhjen” e testeve, Vukotiq Jellushiq është përgjigjur se nëse testet e maturës eksterne rrjedhin tre herë, nuk mund të flitet për lirim nga përgjegjësia e cilësdo palë

  • 1

    Radio