OKB me mbledhje urgjente për djegien e Kuranit
Prej tvteuta15:43, 4 Korrik 2023
Kjo mbledhje është thirrur nga Pakistani, që ka parashtruar kërkesën në emër të Organizatës për Bashkëpunim Islamik. Ai kishte marrë leje për protestën para xhamisë dhe protesta përkoi me nisjen e Festës së Kurban Bajramit. Salwan Momika tha se kishte kërkuar leje nga policia për të djegur Kuranin, për “të shprehur mendimin tim për Kuranin”. Kjo protestë nxiti reagim të ashpër nga shtetet myslimane në mbarë botën. Kjo nuk është hera e parë që në Stokholm mbahen protesta në të cilat është lejuar djegia e Kuranit. Në janar, në Stokholm një person dogji Kuranin, që çoi në reagim të ashpër të Turqisë. Ky incident thelloi mospajtimet mes Ankarasë dhe Stokholmit, teksa Turqia ende nuk ka ratifikuar pranimin e Suedisë në NATO.