Aktuale Më shumë

Besimtarët mysliman festojnë Kurban Bajramin

Prej tvteuta14:49, 28 Qershor 2023

Sot besimtaret e konfesionit islam kremtojnë Kurban Bajramin. Festa quhet Kurban Bajram sepse në atë ditë sakrifikohet kurbani, që do të thotë afrimi me Zotin duke u afruar me njerëzit. Është zakon që mishi i kurbanit të shpërndahet tek të varfëritë, fqinjët dhe të afërmit. Mirëpo,  pak ditë para shënimit të kësaj feste, në Arabinë Saudite ka nisur pelegrinazhi i përvitshëm i Haxhit. Haxhi është një nga pesë obligimet kryesore fetare për anëtarët e rritur të besimit islam, përderisa ata mund të financojnë shpenzimet e haxhit pa rrezikuar mbijetesën dhe jetën normale të familjes. Haxhiluku nuk konsiderohet vetëm si përmbushje e urdhrit të Zotit, por edhe dëshmi e barazisë së të gjithë anëtarëve të besimit islam para Zotit dhe qëllimi i tij është të konfirmojë unitetin dhe solidaritetin e botës islame. Të gjitha festat fetare myslimane llogariten sipas vitit hënor. Kurban Bajrami erdhi pikërisht dy muaj e dhjetë ditë pas Fitër Bajramit.

  • 1

    Radio