Aktuale Më shumë

Aksident në Shtoj. Humb jetën fëmija dyvjeçar

Prej tvteuta20:19, 25 Qershor 2023

Një djalë dy vjeçar nga Novi Pazari ka humbur jetën sot në një aksident trafiku në Shtojin e Poshtëm, njofton portali “Vijesti”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.00.

Fëmija menjëherë është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Tivarit, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Tragjedia ka ndodhur kur A.D (26) nga Tutini e ka përplasur fëmijën me automjetin Audi A6 në rrugën me të njëjtin emër

 

Shoferi është ndaluar nga policia.

  • 1

    Radio