Aktuale Më shumë

Rrufeja godet shtëpinë në Brajshë. Digjet komplet kati i epërm

Prej tvteuta15:05, 25 Qershor 2023

Moti i keq natën e mbrëmshme dhe në orët e para të mëngjesit, ka shkaktuar probleme në rrugët e Ulqinit për shkak të ujit. Por dëmin më të madh e pësoi shtëpia e Beqir Sellës në Brajshë.

Rreth orës 01.00 pas mesnate, rrufeja goditi në katin e epërm të shtëpisë së tij, duke shkaktuar zjarr, si pasojë e të cilit u dogj komplet kati dhe gjithë sendet që ndodheshin brenda.

I zoti i shtëpisë thotë për TV Teuta se shumë pak gjëra kanë arritur të shpëtojnë nga zjarri dhe se përqendrimin kryesor e kishin në shpëtimin e jetës së familjarëve, pasi të gjithë po flinin në atë pjesë të shtëpisë. Ai falenderoi zjarrfikësit për ndërhyrjen e shpejtë dhe të afërmit e komshinjtë për ndihmën e ofruar.

Në vendngjarje në orët e mëngjesit ishin edhe zyrtarët e Komunës, ndërsa dëmi i shkaktuar me siguri shkon në disa dhjetra mijëra euro.

  • 1

    Radio