Sociale Më shumë

“Sezoni turistik ka filluar, fluksin e madh e presim mbas datës 1”

Prej tvteuta13:34, 24 Qershor 2023

Sezoni turistik ka filluar në Ulqin edhe ajo tashmë është e dukshme, por sa këtë gjë e ndjejnë plazhet dhe pronarët e plazheve restoranteve por edhe atyre që ofrojnë akomodimin e turistëve, pyetëm sot pronarin e plazhit Saranda njëherit edhe pronarin e shtëpizave apo Camp Saranda Halil Dali Truma.

Plazhi çka ne vërejtëm ishte pothuajse i mbushur por sidoqoftë Truma na tha se fluksi më i madh i turistëve pritet të filloj si çdo vit nga 1 Korriku.
Plazhi Saranda është ndër plazhet e para të plazhit të madh. Një plazh i cili nga një biznes i vogël familjar sot është ndër plazhet që ofron jo vetëm pjesën relaksuese të plazhit por edhe ushqimin e mirë dhe kuzhinën e bollshme.
Pjesa ku këtë plazh e veçon nga plazhet e tjera janë shtëpizat prej druri apo Saranda Camp.
Sa iu përket shtëpizave, pronari tha se janë të habitur për faktin që së fundmi ka interesim të shumtë edhe nga turistët nga rajoni.
Truma thotë që përkundër konkurrencës sl madhe mundohen shumë ndër vite mysafirëve t’iu ofrojnë kualitet.

  • 1

    Radio