Sociale Më shumë

“Mali i Zi bëhet pjesë e programit Interreg Europe”

Prej tvteuta10:57, 20 Qershor 2023

Interreg Europe do të jetë, siç thanë ata, programi i 11-të i bashkëpunimit territorial evropian në të cilin merr pjesë Mali i Zi”, thuhet në njoftim.
Mali i Zi dhe vendet e tjera kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian do të bëhen pjesë e programit të bashkëpunimit ndërrajonal Interreg Europe, i cili bashkëfinancohet nga BE-ja, njoftoi Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Malit të Zi.

Kështu u vendos, siç thuhet në njoftim, në mbledhjen e fundit të Komitetit të Monitorimit të Programit Interreg Europe të mbajtur në Goteborg, ku u mbështet iniciativa për zgjerimin e zonës së programit në shtatë vende të tjera.

“Përveç Malit të Zi, programi Interreg Europe do të përfshijë gjithashtu Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Moldavinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Ukrainën. Vendimi për zgjerimin e zonës së programit duhet të konfirmohet nga Komisioni Evropian në javët në vijim,”kanë thënë në deklarat.
Interreg Europe do të jetë, siç thanë ata, programi i 11-të i bashkëpunimit territorial evropian në të cilin merr pjesë Mali i Zi.

Të gjitha programet e përmendura, siç thanë ata, në masë të madhe financohen nga Bashkimi Evropian përmes fondeve nga Fondi Evropian për Zhvillim Rajonal (ERDF) dhe Instrumenti për Mbështetjen e Para-Aderimit (IPA).

  • 1

    Radio