Aktuale Më shumë

Aksion policor në Krajë, policia merr mbi 1 mijë kg duhan

Prej tvteuta14:31, 16 Qershor 2023

Banoret e mbetur në Krajë, ose janë në një moshë të thyer ose e duan vendin dhe mundohen çdo mundësi ta rikthejnë në përfitim dhe të vazhdojnë jetesën aty.
Mundësia e fundit dhe që ka rezultuar më fitimprurëse ishte kultivimi i duhanit.
Punë edhe pse punohet me mund, përsëri është e ndaluar me ligj.
Në periudhën ku me rritjen e përfitimeve  janë shtuar edhe kultivuesit është ndërmarrë aksioni policorë i cili ka trokitur në dyert e disa familjeve që merren si me kultivimin e duhanit ashtu edhe me grirjen e tij.
Ky aksion policor ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme ku pronarët e makinerive që grijnë duhanin por edhe të tjerë janë ndaluar nga policia.
Ky aksion policor nuk është i pari që ka ndodhur e as i fundit, por ishte aksioni më i madh që mbahet mend në Krajë.

Policia dyshohet se ka hyrë në 5 shtëpi në Krajë dhe kanë marrë mbi 1 mijë kilogram duhan që ishte prodhim i vjetshëm.

  • 1

    Radio